VIDEO/ Pamje çnjerëzore në Kuçovë, një person lidh dhe tërheq zvarrë qenin me karrocë

VIDEO/ Pamje çnjerëzore në Kuçovë, një person lidh dhe tërheq zvarrë qenin me karrocë

18:49, 25/02/2023
A+ Aa A-

Një rast i tmerrshëm në Kuçovë është denoncuar në media, ku një person kishte lidhur pas karrocës një qen dhe e tërhiqte në rrugë.

Ky rast përbën një torturë çnjerëzore ndaj kafshës, teksa fatkeqësisht nuk është subjekt i policisë rrugore, pasi mjeti i drejtuar nga “zotëria” me kalë nuk është pajisur me targa.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ka reaguar dhe policia e Beratit.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, të filmuar në qytetin e Kuçovës, në të cilën shfaqet një shtetas i cili ka lidhur pas karrocës së tij, një kafshë shtëpiake (qen) dhe e tërheq, ju sqarojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në pamjet filmike, si dhe nga verifikimet e kryera, identifikuan shtetasin i cili drejtonte karrocën dhe tërhiqte kafshën shtëpiake (qen), pas saj.

Në përfundim të hetimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe filluan procedimin penal për veprën penale "Keqtrajtim i kafshëve" në ngarkim të  shtetasit E.A., 63 vjeç, banues në Kuçovë. 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm, shkruan policia në reagimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco