Kërkesat për azil në Britani/ Shqiptarët në vend të parë, shumica e tyre mbërritën me gomone

Kërkesat për azil në Britani/ Shqiptarët në vend të parë, shumica e tyre mbërritën me gomone

13:28, 23/02/2023
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar publikoi sot statistikat për numrin e personave që kanë aplikuar për azil gjatë vitit të fundit.

Në krye të listës janë shqiptarët.

Sipas medieve britanike, shqiptarët kanë bërë 14.223 aplikime për azil në vitin 2022.

Nga ky numër, 9573 prej atyre kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone pasi kanë kaluar Kanalin Anglez.

Të dhënat tregojnë se shumica e aplikantëve nga Shqipëria, 83 përqind, janë meshkuj.

Në vend të dytë janë afganët me 10.011 aplikime, gjashtë herë më shumë se në vitin para pandemisë.

Ministria e Brendshme tha se kjo lidhet me konfliktin që vazhdon në Afganistan.

Rreth 90 përqind e atyre që kanë kaluar Kanalin Anglez, kanë aplikuar për azil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco