'Në këto 4 dekada familja në Shqipëri është në udhëkryq të madh', Akil Pano: Çfarë kemi trashëguar, duhet t’ua kultivojmë të rinjve

'Në këto 4 dekada familja në Shqipëri është në udhëkryq të madh', Akil Pano: Çfarë kemi trashëguar, duhet t’ua kultivojmë të rinjve

22:06, 22/02/2023
A+ Aa A-

Pastori Akil Pano komentoi në emisionin “Log.” rreziqet që cënojnë familjen tradicionale ditët e sotme duke thënë se këto 4 dekada e kanë vënë këtë koncept në udhëkryq.  

Në fjalën e tij, Pano bëri thirrje që vlerat e trashëguara për familjen duhet t’u kultivohen edhe të rinjve dhe nuk mund të vendosë pakica për shumicën, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje nga politika.

 “Janë disa bashkëthemelues janë disa figura të rëndësishme që i përkasin pjesës akademike, figura që kanë marrë përsipër të trajtojnë çështje me thelb moraliteti. Nuk do e trajtojmë si polici morale nëse  njerëzit e biznesit janë në gjende që të ardhurat t’i asistojnë për familjet në nevojë, pse jo. Në vendin tonë ekziston një grup i vogël që besojnë në çfarë kemi trashëguar duhet ta ruajmë ta kultivojmë dhe t’ia kalojmë të rinjve dhe të rejave. Jo gjithçka e re është e mirë. Ky koalicion vijon për të treguar një qëndrueshmëri të raporteve që janë të nevojshme si një strukturë për të mbrojtur familjen.

Koalicioni i parë bëri që tre apo katër projektligje që ishin në parlament në atë kohë dhe synonin dekonstruksionin e familjes tradicionale, pra qeveria socialiste pasi përfundoi punimet Konventa e parë tërhoqi këto katër projektligje që nuk lidheshin as me traditën apo kulturën. Përballë fakulteti të lirisë të gjithë mund ta dimensionojmë jetën si na pëlqen por në kulturën tonë kombëtare brenda ligjeve që lidhen me martesën të kemi diçka që importohet nga jashtë si nevojë e një grupi tejet të vogël që në përqasjen tonë ka shumë gjëra për të asistuar por nuk mundet që minoranca të diktojë ligjet për maxhorancën.

Konventa e dytë çon më tej çështjen e familjes në raport për të mbështetur dhe asistuar familjen duke u përballur më realitetin po shohim që në këto 4 dekada familja në Shqipëri është në udhëkryq të madh në raport me shpopullimin, lindshmërisë, të rinjtë po largohen me gomone në Britani, paradokse që në thelb janë me përmbajtje politike për mos asistimin e familjes”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco