VIDEO-SYRI TV/ Ulet ndjeshëm mosha e përdoruesve të drogës, Korreshi: Fillon që 11 vjeç

16:32, 22/02/2023
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Fëmijët dhe adoleshentët po bien pre e përdorimit të drogave të lehta. Ekspertët ngrenë alarmin se eksperimentimi me këto substance fillon nga mosha 11 vjeç dhe shpërndarja e tyre kryhet masivisht pranë shkollave.

Olti Koreshi, punonjës social pranë qendrës aksion, tregon se arsyeja që i shtyn fëmijët të provojnë drogë është rrethi shoqëror.

Sipas ekspertëve, përdorimi i substancave narkotike fillon nga ato më të lehtat, siç është kanabisi apo drogat sintetike, për të kaluar më pas tek ato më të rëndat, siç është heroina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco