Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Birësimi në distancë i kafshëve të rrugës, kush është shqiptarja që po kontribuon nga Zvicra?

12:25, 22/02/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Gjinovefa Hasanaj Muller, shqiptare e vendosur prej kohësh në Zvicër, e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tregoi rrugën e vështirë dhe plot motivim që e çoi drejt themelimit të një organizate në mbrotje të kafshëve në Shqipëri.

Muller tregoi ndër të tjera se ishte një udhëtim i para 8 viteve në Shqipëri, ai që e shtyu drejt kësaj rruge të gjatë dhe plot sfida.

Teksa erdhi në vendlindje për pushime, Muller u ndesh me realitetin e hidhur, ku kafshët ‘dergjeshin’ rrugëve, çfarë e çoi drejt hapjes së një organizate, në ndihmë të tyre.

Organizata, 'JETA Tier und Mensch' ose ndryshe në shqip, 'Jeta Kafsha dhe Njeriu', është e regjistruar në Zvicër, por operon vetëm për në Shqipëri, tregoi Jenny.

"Ishte një udhëtim i para 8 viteve në Shqipëri, ku vizitova dajon tim, kur bëmë disa pushime një plazh, pashë situatën e mjerueshme të kafshëve të rrugës dhe nuk munda ta shijoja këtë udhëtim dhe në këtë moment pata mendjen vetëm tek ata. Ishin shumë të uritur, të vrarë, dhe pse kishte shumë njerëz nëpër rrugë, ju mungonte dhe uji i pastër, dhe nuk mund të bëja asgjë. U ktheva pas atij momenti në Zvicër dhe që aty vendosa të ndihmoj kafshët e rrugës në Shqipëri. Si fillim vullnetarisht, akoma vullnetarisht, por pak më vonë krijova dhe organizatën që unë drejtoj sot.
Unë si organizatë e kam themeluar në Zvicër por që operon vetëm në Shqipëri. Njerëzit tani jan pak më të sensibilizuar po mendimi im është se më shumë njerëz që sensibilizohen, të paktën na informojnë për ngjarje të ndryshme. 
Jemi fokusuar në Fier dhe Durrës, por kemi bërë edhe projekte të tjera në disa qytete, kemi mundësuar që të ketë një aktivizim më të madh edhe në vende të tjera. Kafsha është në nivel psikologjik dhe fizik me një foshnje sepse ajo nuk mund të gjejë vetë ushqim dhe strehë, nuk mund të flasë dhe të artikulojë se çfarë i dhemb, dhe nuk mund të punësohet. Njeriu ka një favor të madh në këtë drejtim"
, u shpreh ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco