VIDEO-SYRI TV/ Shpopullimi lë pa dasma Shënpjetrën, banorët: Kemi mbetur vetëm 50 familje

15:54, 21/02/2023
A+ Aa A-

Largimi i të rinjve në emigrim ka lënë fshatin e Shënpjetrës në Fier të boshatisur, i cili prej gati 20 vjetësh nuk bënë asnjë dasmë. Banorët thonë se në fshat kanë mbetur vetëm 50 familje, edhe ato në gjendje të vështire ekonomike sa marrin ushqime me listë.

Nga SYRI TV

Shpopullimi i vendit në pjesën më të madhe ka prekur fshatrat. Një ndër ta është edhe ai i Shënpjetrës në njësinë administrative Seman bashkia Fier ku sipas banorëve që kanë mbetur në fshat ka mbi dhjetë vjet që në fshat mugojnë dasmat, për veç edhe problemeve të shumta sociale që kë në të.

Të njëjtën gjë na thotë edhe një tjetër banor i Shënpjetrës, por ai shton se dy lokale ka pas për dasma fshati ata tashmë funksionojnë vetëm për drekat mortore,.

Nga ana tjetër banorë të fshatit pohojnë se fshati dikur ka pasur afro 300 familje e tani nuk bëhen as 50. Edhe këto që kanë mbetur janë në gjendje te vështire ekonomike dhe I marrin ushqimet me liste.

Të ndodhur në këto kushte ata thonë se kujtohen vetëm në fushata për të marr vota, nuk do ti votojmë më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco