SYRI TV/ Banorët e Dukagjinit protestojnë për rrugën, Dedej: Në 2013, FSHZH e Benet Becit e tenderoi

14:33, 20/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e Dukagjinit protestuan para bashkisë dhe prefekturës në Shkodër, duke kërkuar investime për rrugën që lidh disa fshatra të kësaj krahine. Bashkia e Shkodrës reagoi për protestën, duke u shprehur se me fonde të saj kryen mirëmbajtjen e rrugës. Në 2013-ën, FSHZH e drejtuar në atë kohë nga deputeti i PS-së, Benet Beci, kreu një tender për rrugën, por investimi nuk u bë kurrë. Për këtë tender bashkia e Shkodrës ngriti dyshime.

Nga SYRI TV

Dhjetëra banorë të krahinës së Dukagjinit në Shkodër, protestuan para bashkisë dhe prefekturës, duke kërkuar rehabilitimin e rrugës që lidh disa fshatra të kësaj krahine.

Banorët thonë se rruga është problematike, për shkak se amortizimi i saj, ka sjellë shpesh aksidente tragjike.

Pas protestës së banorëve, në një deklaratë për mediat, nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Tonin Dedaj, u shpreh se ky institucion ka bërë vazhdimisht projekte për këtë rrugë, por ato nuk janë penguar nga organe të tjera, që aktualisht drejtohen nga mazhoranca.

Madje, Tonin Dedaj, ngriti dyshime edhe për një tender të kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vitin 2013 kur drejtohej nga deputeti aktual i PS-së, Benet Beci. Rruga u tenderua në fazën e parë, por investimi nuk u krye kurrë.

Dedaj thotë se bashkia do të investojë me fonde të saj për mirëmbajtjen e rrugës, që lidh disa fshatra të zonës së Dukagjinit dhe në total ka një gjatësi rreth 50 kilometra.

Gazetar:F.Maka

Redaktor:J.Hoxhaj

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco