'Prind 1' dhe Prind 2', Pano: Ka kërcënim real ndaj familjes dhe asnjë organizëm për t’i bërë ballë kësaj dallge!

'Prind 1' dhe Prind 2', Pano: Ka kërcënim real ndaj familjes dhe asnjë organizëm për t’i bërë ballë kësaj dallge!

12:33, 20/02/2023
A+ Aa A-

“Vetëm kur Komisioneri kundër Diskriminimit vendosi që të hapë çështje kundër nesh dhe komuniteti LGBT vendosi të hapë çështje kundër nesh e filluan idetë Prind 1 dhe Prind 2, ne kuptuam që kërcënimi është real ndaj familjes dhe nuk ka asnjë organizëm të ngritur për t’i bërë ballë kësaj dallge kundër familjes”.-  Me të tilla fjalë e ngriti alarmin dhe shqetësimin e saj të thellë, aktivistja Linda Pano e Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, koalicion që mblodhi në konventën e tij të dytë, personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, SHBA-ja , Austria, Anglia e Brukseli në diskutime për “Zotin, familjen, kombin”.

“Unë mendoj se ne jemi të gjithë përgjegjës, - shpjegoi znj. Pano për këtë kërcënim të vlerave të familjes. -  Një pjesë e jona jemi përgjegjës sepse kemi qenë aktiv dhe kemi pasur të bëjmë diçka ose me politikat tona, nuk e kemi nxitur familjen ose nuk e kemi mbështetur aq sa duhet familjen dhe një pjesë tjetër e jona jemi përgjegjës  sepse kemi qenë indiferentë nuk e kemi kuptuar rrezikun real që i kërcënohet familjes, nuk e kemi kuptuar që duhet të qëndrojmë dhe të mos dorëzohemi, të mos e shohim si betejë të humbur dhe si pa shpresë betejën për familjen.

Në këtë akt ne vetë jemi ndjerë, që të jem e sinqertë dhe dua ta them, kemi qenë indiferentë deri tani. Nëse Komisioneri kundër Diskriminit nuk do të kishte hapur çështjen që hapi kundër nesh, ne nuk do ta kishim parë dhe nuk do ta kishim kuptuar që nuk ka asnjë organizëm real që të mund të punojë për mbrojtjen e familjes dhe për të mbështetur politikat e familjes.

Vetëm kur Komisioneri vendoi që të hapë çështje kundër nesh dhe komuniteti LGBT vendosi të hapë çështje kundër nesh e kur filluan idetë Prind 1 dhe Prind 2 e kur formularët u shpërndanë nëpër kopshte me Prind 1 dhe Prind 2 ne kuptuam që kërcënimi është real ndaj familjes dhe nuk ka asnjë organizëm që është ngritur për t’i bërë ballë kësaj dallge apo vale kundër familjes. Kështu që unë mendoj se secili prej nesh ka përgjegjësitë e veta dhe duhet të bëhemi bashkë që ta mbrojmë familjen”, theksoi znj. Pano./ar.sh/SYRI.NET

Konverta shqiptare për familjen

“Zoti, familja, kombi” ishte tema qendrore e diskutimeve të konventës së dytë të Koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës.

Sipas themeluesit të këtij koalicioni, Akil Pano shoqëria shqiptare duhet t’u kthehet vlerave, kurse deputetja austriake Gurdun Kugler  tha se duhen krijuar politika për moslargimin e njerëzve nga Shqipëria.

Konventa e dytë e Koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës mblodhi personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, SHBA-ja , Austria, Anglia e Brukseli në diskutime për “Zotin, familjen, kombin”.

Në këto kohë vendi është në një situatë kaotike, prej varfërisë e shpopullimit, andaj është e udhës sipas Akil Panos, themeluesit të koalicionit që shoqëria të kthehet te vlerat e  komunikimi me Zotin.

Nisur nga përvojat vetjake, deputetja austriake Gudrun Kugler, e quajti sukses të jetuarit në harmoni me familjen. Sipas zyrtares është domosdoshmëri krijimi i politikave për moslargimin e njerëzve nga Shqipëria.

Shpëtimi nga sprovat që shkundin njeriun gjendet përmes adhurimit të Zotit, ndaj presidenti për politikat dhe marrëdhënien me qeverinë në Amerikë Travis Weber nënvijëzoi nevojën e afrisë me të gjithdijëshmin. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës shqiptare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco