VIDEO-SYRI TV/ Vendosën shumë 10-ta, Rektori i Sporteve kërkon të shkarkojë dy pedagogë

18:03, 15/02/2023
A+ Aa A-

Një situatë e paprecedentë është krijuar ndaj pedagogëve të Universitetit të Sporteve, Abdyl Kuriu dhe Elton Mema, pasi Rektori kërkon t’i largojë nga puna nën pretendimin se kanë vendosur shumë vlerësime me notën 10. Përfaqësuesja ligjore e pedagogëve liston shkeljet për këtë rast, teksa bën me dije se Komisioni ad-hoc i Senatit ka miratuar t’u jepet masë vërejtje, por rektori po vepron në kundërshtim me Statutin në fuqi.

Nga SYRI TV

Dy pedagogë të njohur të Universitetit të Sporteve, Abdyl Kuriu dhe Elton Mema po përballen me një situatë të pazakontë e të paprecedentë nga Rektori.

Ky i fundit kërkon t’i heqë nga puna nën pretendimin se kanë vendosur shumë vlerësime me notën 10. Sipas avokates së pedagogëve Eda Grimçi, nuk ka asnjë rregullore apo ligj që të përcaktojë limitin e notave që duhen vendosur.

Edhe pse komisioni ad-hoc i Senatit të Universitetit të Sporteve ka miratuar me shumicë votash që dy pedagogëve t’u jepej si masë vërejtje dhe jo largim nga puna, rektori kërkon të kundërtën.

Pedagogëve nuk u ka munguar mbështetja e kolegëve dhe studentëve të tyre.

Sipas avokates ndërprerja e marrëdhënieve juridike të punës për dy pedagogët, nuk është konform ligjit nr.80/2015 dhe Statutit në fuqi. Pedagogët shprehen se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të fituar të drejtën.

https://www.unitir.edu.al/images/dokumenta/Legjislacion/Ligj_80-2015_22.07.2015.pdf   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli15/02/2023 18:15

O syri , thuaj asak avokates qe ata dy pedagoget nuk kane bene shume 10 por i kane vene te gjitheve 10

Shto koment

Denonco