VIDEO-SYRI TV/ Pensionistët në luftë për mbijetesë: Një tenxhere fasule për katër ditë

16:18, 15/02/2023
A+ Aa A-

Pensionistët duket se janë kategoria më e prekur nga kriza ekonomike. Çifti I të moshurave rrëfen për Syri Televizion se përditshmëria e tyre është luftë për mbijetesë.

Nga SYRI TV

Teksa varfëria ka kapluar vendin, pensionistët shqiptarë luftojnë çdo ditë për mbijetesë. SYRI TV ka intervistuar çiftin Parashqevi dhe Jorgo Kosta, të cilët tregojnë vështirësitë që hasin në blerjen e produkteve bazë të jetesës.

Pavarësisht se ata kanë dalë në treg për të blerë fruta dhe perime të freskëta, përfundojnë duke marrë vetëm një lakër, e cila ka edhe kosto më të ulët.

Parashqevia tregon se është e sëmurë dhe me pensionin që merr me bashkëshortin, blerja e ilaçeve është sfidë më vete.

Ata nuk ngurojnë as të shprehin pakënaqësitë në lidhje me politikat e ndërmarra në këtë periudhë krize nga qeveria.

Të moshuarit largohen nga tregu me dëshpërimin që shkakton pamundësia për të pasur më shumë produkte në tryezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco