SYRI TV/ Tragjedia në familjen rome: Pse vonohet ambulanca? Edhe ne njerëz jemi, nuk jemi kafshë!

12:34, 15/02/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar ka humbur jetën nga zjarri i rënë në banesën e tij në Shkodër, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Iliria’, ku fqinjët e çiftit akuzojnë spitalin se ambulanca erdhi me vonesë. Ndërsa nga ana tjetër, drejtori i spitalit ka reaguar duke u shprehur se ambulanca shkoi 7 minuta pasi u lajmërua

SYRI TV

Zjarri i rënë në një banesë në lagjen ‘Iliria’ në Shkodër i ka marrë jetën një 60-vjeçari, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet ne gjendje te rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ku ka ndërruar jete nga asfiksia Kapllan Nasufi, ndërsa gruaja 59-vjeçare Naslie Nasufi ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e zjarrit, e cila është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që nga flakët janë përfshirë disa baraka, por më pas me ardhjen e zjarrfikëses zjarri është izoluar. Fqinjët e çiftit deklarojnë se familja jetonte ne kushte te vështira ekonomike, ndërkohë që akuzojnë ambulancën se shkoi me vonesë.

Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, i cili shprehet se ambulanca ka mbërritur 7 min pasi janë lajmëruar nga zjarrfikësit.

Ndërkohë që nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco