VIDEO-SYRI TV/ Mungesë ngrohje në shkollën '18 tetori' në Kuçovë, kaldajat nuk punojnë

13:57, 12/02/2023
A+ Aa A-

Shumë shkolla në bashkinë Kuçovë janë pa ngrohje në këto ditë të ftohta dimri. Por edhe në shkollën 9-vjeçare “18 tetori”, ku ka kaldaja, ato nuk ndizen. Nxënësit tregojnë se vishen me xhupa, ose përdorin rezistenca të dhëna nga prindërit.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit që kanë shkuar në minus, duke krijuar probleme për nxënësit në disa shkolla të bashkisë Kuçovë, të cilat nuk kanë ngrohje.

Në shkolla, edhe pse ka sistem ngrohjeje ai nuk funksionon dhe në këto kushte nxënësit detyrohen të rrinë në klasa të veshur me xhupa, kapuç e dorashka.

Por ka dhe raste të tilla si shkolla 9-vjeçare "18 Tetori", ku kaldajat janë funksionale por ndizen me orara të kufizuar. Këtë e tregojnë vetë nxënësit.

Sipas nxënësve, për shkak edhe të mbipopullinit të klasave nga 30-35 nxënës, prindërit kanë çuar edhe rezistenza në klasat e fëmijëve të tyre por atyre nuk u lejohet ti ndezin për të mos harxhuar korrentin.

“Kaldajat ndizen rrallë dhe fiken shumë shpejt. Kemi ftohtë dhe nuk arijmë dot të shkruajmë si duhet, por me vështirësi. I themi mësueses që ta ndezin pasi kemi ftohtë dhe nuk rrimë dot. Mësuesit na thonë që nuk ajnë fikur por e ne e ndiejmë të ftohtin”

Të kontaktuar nga mediat,drejtuesit e shkollë 9-vjeçare "18 Tetori" në Kuçovë, nuk pranuan të reagojnë për këtë problem

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco