VIDEO-SYRI TV/ Të lënë në harresë nga bashkia, banorë të Mbrostarit: Nuk do të votojmë

13:50, 12/02/2023
A+ Aa A-

Tre dekada të lënë në harresë. Pjesëtar të komunitetit Rom që jetojnë në Mbrostar të bashkisë Fier, paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve lokale për shkak të mungesës së investimeve.

Problemet e këtij komuniteti janë të shumta, si mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, mos pastrimi i mbetjeve urbane, ndihma ekonomike apo dhe pamundësia për t`u punësuar.

Në të tilla kushte, banorët shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit, si shenjë proteste ndaj bashkisë Fier që i ka lënë pa investime.

"Nuk kemi asnjë ndihmë e asgjë, ushqehemi vetëm më kanaçet që shesim. Ne kemi 30 vite që nuk kemi as drita dhe as ujë. Ne nuk  do të shkojmë të votojmë sepse kjo situatë ky ndodhemi duhet të marrë fund."

Për shkak të kushteve të vështira të jetesës, në Mbrostar pothuajse gjysma e familjeve janë larguar nga fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco