Censusi i popullsisë/ INSTAT nis regjistrimin në shtator

Censusi i popullsisë/ INSTAT nis regjistrimin në shtator

14:47, 08/02/2023
A+ Aa A-

INSTAT do të realizojë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në shtator të këtij viti. Censusi i popullsisë ishte parashikuar të kryhej që në 2020-ën, por që është anuluar tre herë për arsye të ndryshme. Realizimit i tij parashikohet të bëhet pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, periudhë kjo që nuk i vjen në ndihmë KQZ-së për të ditur numrin e sakt të votuesve në vend. 

Pasi dështoi për ta realizuar në tetor të vitit të shkuar, INSTAT ka vendosur që censusin e popullsisë ta zhvillojë pas zgjedhjeve të 14 majit.

Më konkretisht të dhënat për numrin e popullsisë dhe banesat do të merren më 18 shtator 2023

Procesi do të zhvillohet për një periudhë gjashtë javore, do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit

Në fakt procesi ishte parashikuar për tu zhvilluar në vitin 2020 por u shty për shkak të pandemisë për tu rihapur në vitin 2022. Për këtë qëllim u hap edhe tenderi për blerjen e 8 mijë tabletave, por që u anulua pas ankimimit në komisionin e prokurimeve publike.

Gjithësesi pas akuzave të ngritura për emigrimin masiv të shqiptarëve dhe braktisjen e fshatrave apo qyteteve të vogla, rezultati i tij do të tregojë faktikisht se sa është popullsia që jeton në vend, por edhe se sa prej tyre kanë në pronësi banesa apo prona të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco