SYRI TV/ ‘Unaza e Madhe’, banorët e Laprakës në protestë: Nuk do të lejojmë shembjen e banesave

12:35, 28/01/2023
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës dolën në protestë për të kundërshtuar  shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.   Bashkia e Tiranës u ka dhënë ultimatum disa prej banorëve të lirojnë shtëpitë brenda 3 ditëve, ndërsa marrëveshja e strehimit që u ka ofruar, për ta cilësohet qesharake dhe e pamjaftueshme. Banorët kërkojnë dëmshpërblim në vlerë tregu, në të kundërtën paralajmërojnë se do të mbrojnë me çdo kusht pronën e tyre.

SYRI TV

Banorët e Laprakës protestuan këtë të shtunë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të Projektit të Unazës së Madhe.  Disa prej tyre, bashkia u ka dhënë urdhër të lirojnë shtëpitë brenda 3 ditëve. Ndërkohë marrëveshja që Bashkia e Tiranës u ka ofruar për strehimin, cilësohet si qesharake nga banorët, pasi bonusi i qirasë është i papërfillshëm në krahasim me çmimet e  tregut.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive, dhe daljen në rrugë të madhe, duke kujtuar si precedent, ‘5 Majin’, Kombinatin dhe ‘Pallatin 4’ në kryeqytet.

Ata thanë se do të mbrojnë me çdo kusht banesat e do të përballen me Erion Veliajn.

Avokati i banorëve, Arben Llangozi u shpreh se ndërhyrja e bashkisë është antiligjore, ndërsa theksoi se do ta ndjekin çështjen në rrugët e drejtësisë.

Banorët e Laprakës kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut, jo tallje e lëmoshë nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco