Mot i thatë me pak reshje në Ballkan deri në fund të dhjetorit

Mot i thatë me pak reshje në Ballkan deri në fund të dhjetorit

07:34, 27/12/2022
A+ Aa A-

Një zonë e zgjeruar me presion të lartë atmosferik vijon të mbajë mot të thatë me mungesë të reshjeve në gadishullin e Ballkanit dhe në vendin tonë në fundin e muajit dhjetor.

E martë, 26 dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën veriore ku do të ketë reshje të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug - Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta në mesditë .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      3/14°C
Zona e ulët         4/18°C
Zona bregdetare 10/18°C

Kosova, e martë 27 dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull të ngrirë kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 12°C - 15°C .

E mërkurë, 27 dhjetor 2022

Moti do të jetë me  vranësira mesatare të apsuara ngë reshje të pakta në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      4/14°C
Zona e ulët         6/18°C
Zona bregdetare 10/18°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco