'Jam me master shkencor'/ I riu: Do iki me gomone në Angli, kam paguar 20 mijë paund

'Jam me master shkencor'/ I riu: Do iki me gomone në Angli, kam paguar 20 mijë paund

22:06, 26/12/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht. 

Në një i ri, për emisionin ‘Noë’ në Euroneës Albania, tha se do largohet nga Shqipëria pa ardhur viti 2023.

Ai tregoi se ka mbaruar master shkencor, por që Shqipëria nuk i ofron asnjë të ardhme.

Ndër të tjera ai shtoi se në Britani do të shkojë me gomone kundrejt shumës 20 mijë paund.

“Do ikim nga Shqipëria pa ardhur 2023. Do shkojmë në Angli me gomone. Rruga shkon deri në 20 mijë paund. Jam me master shkencor”- tha ai. 

Eksodi i të rinjve shqiptarë nuk ndalet. Vendi i tyre nuk iu ofron asgjë, as punë, as të ardhme. Qeveria nuk i ka në llogari të rinjtë, por kujdeset për rrethin e ngushtë të biznesmenëve dhe oligarkëve.

Në kushtet kur nuk gjejnë shpresë në këtë vend, shqiptarët synojnë ende largimin edhe pse me shifra zyrtare janë larguar mbi 740 mijë shqiptarë prej vitit 2013 e këtej. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco