SYRI TV/ Dita e tretë e grevës së invalidëve: Nuk na ka ardhur askush

11:44, 26/12/2022
A+ Aa A-

SYRI TV

Futet në ditën e tretë greva e invalidëve në Elbasan.

Dy grevistët që vijojnë ende rezistencën, gjatë orëve të fundit kanë pasur probleme shëndetësore për shkak të mos konsumimit të ushqimit, teksa marrin medikamente, të cilat sjellin probleme shëndetësore.

Grevistët invalidë u shprehën se edhe pse janë në ditën e tretë nuk ka shkuar askush nga institucionet shtetërore që t`i vizitojë.

Ata thonë që nuk kanë pasur ndihmë mjekësore, ndërsa të vetmit që u rrinë afër janë familjarët. Invalidët ndihen të dëshpëruar për braktisjen që po u bëhet, ndërsa dëshpërimin e tyre e shton më tej fakti se në këto ditë festash, ata nuk kanë mundësi të jenë pranë familjeve dhe të gëzojnë si gjithë të tjerët.

Nëna e një djali invalid, bëri një denoncim duke deklaruar se KEMPI epror i ka prerë pagesën të birit duke i thënë se ai mund të ngrihet në këmbë, ndërkohë që është e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco