Parashikimi i motit për ditën e diel, 4 dhjetor 2022

Parashikimi i motit për ditën e diel, 4 dhjetor 2022

23:05, 03/12/2022
A+ Aa A-

Duke qenë në periudhën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Ditën e diel reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco