Raportuesi i OKB e përshëndet përfshirjen e grave shqiptare në qeverisje, kërkon veprim për personat me aftësi të kufizuara

Raportuesi i OKB e përshëndet përfshirjen e grave shqiptare në qeverisje, kërkon veprim për personat me aftësi të kufizuara

09:56, 25/11/2022
A+ Aa A-

Gjenevë – Përpjekjet e Shqipërisë për përfshirjen e grave në qeverisje meritojnë të njihen, por vendi mund të bëjë më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e personave me aftesi te kufizuar dhe të komuniteteve rurale në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror, tha sot eksperti i Kombeve të Bashkuara.

Në fund të vizitës 10-ditore në vend, Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Zhvillimit Saad Alfarargi,lavdëroi përpjekjet e Qeverisë Shqiptare përtë siguruar pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe në organet vendimmarrëse, përfshirë qeverisjen qendrore dhe shërbimin

“Shqipëria ka bërë një përparim mbresëlënës në rritjen e rolit të grave në organet vendimmarrëse”,tha Alfarargi. “Vendi gjithashtu po punon për të arritur një shkallë të lartë përfaqësimi të grave në nivelet drejtuese në sektorin e biznesit,” shtoi ai.

Raportuesi i Posaçëm tha se u kënaq kur mësoi nga organizatat e shoqërisë civile se ishin përfshirë në diskutime që kontribuojnë në hartimin e politikave dhe ligjeve për zhvillimin e vendit.

“U kënaqa akoma më shumë kur mësova se pjesëmarrja e shoqërisë civile në proceset e konsultimit të lidhura me përpunimin e strategjive kombëtare dhe lokale dhe planet e veprimit, si edhe me buxhetimin, është detyrim i parashikuar në shumë ligje,” tha eksperti.

Alfarargi vuri theksin tek sfidat e mbetura lidhur me përfshirjen e personave me aftesi te kufizuar  në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, përfshirë në përgjithësi mungesën e mundësive për qasje në shërbime publike dhe përfaqësimin e pakët në qeverisje.

“Jam i shqetësuar gjithashtu se, pavarësisht nga përpjekjet e Qeverisë, zhvillimi i komuniteteve rurale ka mbetur prapa, duke çuar në përhapjen e varfërisë, papunësi dhe lënien pas dorë të njerëzve që jetojnë në zonat e thella dhe zonat rurale,” tha eksperti i Kombeve të Bashkuara.

Raporti i hollësishëm i Raportuesit të Posaçëm për vizitën dhe rekomandimet e tij do të paraqiten përpara Këshillit për të Drejtat e Njeriut në shtator 2023.

Çfarë përfaqëson Saad Alfarargi?

Alfarargi nga Egjipti është emëruari pari Raportues i Posaçëm për të Drejtën për Zhvillimnga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në vitin 2017. Z. Alfarargi ka shërbyer si Ambasador në Ligën e Shteteve Arabe në Kombet e Bashkuara dhe në Organizatat Ndërkombëtare në Gjenevë (1998-2012); Drejtor Rajonal për Shtetet Arabe, Asistent Administrator, UNDP, Nju Jork (1995-1997); Ndihmës i Ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit; Shef i Zyrës së Presidentit për Çështjet Ekonomike, Kajro (1992-1995); dhe  Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Egjiptit në Kombet e Bashkuara dhe në Organizatat Ndërkombëtare në Gjenevë. Ai është diplomuar dhe ka bërë një Master Shkencor në Universitetin e Kajros, si dhe ka marrë një diplomë për Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga London School of Economics.

Raportuesit e Posaçëm janë pjesë e të ashtuquajturave Procedura të Posaçme të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Procedurat e Posaçme, organi më i madh i ekspertëve të pavarur në sistemin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, është emri i përgjithshëm për mekanizmat monitoruese dhe faktmbledhëse që adresojnë situatat specifike në vende të ndryshme në të gjitha pjesët e botës. Ekspertët e Procedurave të Posaçme punojnë në mënyrë vullnetare; ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk marrin pagesë për punën që bëjnë. Ata janë të pavarur nga çdo qeveri apo organizatë dhe shërbejnë në cilësinë e tyre individuale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco