Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

SYRI TV/ Shteti inekzistent: Uji vërshon sërish në banesa në Durrës

11:12, 21/11/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra banesa në Durrës janë përmbytur sërish gjatë natës për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Situata më problematike është në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Uji ka vërshuar nëpër banesa duke arritur deri në 40 centimetra. Kjo situatë ka irrituar banorët, të cilët ankohen se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga autoritetet për situatën.

Banorët shprehen se sistemi kullues i kanalizimeve nuk funksionon, ndërsa ata kërkojnë zgjidhje nga autoritetet. Ata shprehen se kjo situatë përsëritet përherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco