Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

21:15, 28/04/2024

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.

Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft argëtuese me dy skuadrat të cilat krijuan raste të mira për shënim.

Partizani shënoi i pari me një gjuajtje të devijuar të Maget, por shifrat u barazuan nga Abazaj.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me skuadrat më të kujdesshme, por ku dallohej një dominim i Partizanit i cili kërkoi më shumë golin.

Bardheblutë mbeten me 10 lojtarë pas të kuqit të Jonuzit e më pas erdhi goli i dytë i Maget në shtesën e ndeshjes.

Tirana nuk kishte forca të krijonte diçka në portën e të kuqve në fund, edhe pse Hadroi (karton i kuq) ktheu barazinë numerike në fushë me të kuqin e tij.

Kështu, Partizani merr tre pikë që e mbajnë në ndjekje të vendit të dytë të Vllaznisë, ndërsa Tirana duhet të vazhdojë të djersijë për një vend mes katër më të mirëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco