VIDEO-SYRI TV/ 17 fshatra rrezikojnë izolimin në Kukës, dëmtohet rruga Qafë Kolesian - Bushtricë

11:43, 15/11/2022
A+ Aa A-

Rreth 17 fshatra të njësisë administrative Bicaj në Kukës, rrezikojnë të izolohen gjatë dimrit për shkak të dëmtimit të rrugëve. Trupi i rrugës Kukës-Peshkoi ka pësuar dëmtime në gjatësi prej 150 metrash, dhe me rinisjen e shirave, ekziston rreziku që ky aks të shembet plotësisht.

Nga SYRI TV

Dëmtimi nga rrëshqitjet e dheut të aksit Qafë Kolesian – Bushtricë rrezikon të izolojë 17 fshatra të njësisë administrative Bicaj në Kukës.Rruga ka pësuar ulje në disnivel dhe me rinisjen e reshjeve të shiut, ajo rrezikon të dëmtohet duke prishur karrexhatën në një gjatësi të konsiderueshme.

Trupi i rrugës ka çeduar në një gjatësi prej 150 metrash dhe ka serioze për shkak të erozionit nga ujërat nëntokësorë duke rrezikuar shembjen totale.  Hasan Seferi drejtues i punimeve i firmës mirëmbajtëse thotë se duhen investime për rregullimin e saj.

Ky segment që lidh edhe Kukësin me Peshkopinë ndodhet në këtë gjendje prej  5 vjetësh, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar.

Gazetar: B. Dokle

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco