Lindshmëria në nivelet më të ulëta historike, ‘shuhet’ Gjirokastra

Lindshmëria në nivelet më të ulëta historike, ‘shuhet’ Gjirokastra

18:04, 14/11/2022
A+ Aa A-

Lindjet në vend kanë rënë në nivelet më të ulëta historike që nga themelimi i shtetit modern shqiptar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3-mujorin korrik-shtator në vend lindën vetëm 6172 bebe, 1502 më pak se një vit më parë duke u tkurrur kështu me gati 20%.

Kryeqyteti është qarku që tashmë përbën 1/3 e të gjitha lindjeve të reja, me 2 172 foshnje, pasuar nga Durrësi.

Ndërsa në fund renditen Kukësi, dikur një prej zonave me lindshmërinë më të madhe për frymë, dhe Gjirokastra. Kjo e fundit me vetëm 90 lindje në 3 muaj, apo vetëm 1 në ditë.

Megjithëse në rënie, krahasuar me dy vitet e shkuara, numri i vdekjeve mbeti më i lartë se periudha e para-pandemisë me 5130 vdekje nga 5008 në 2019.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në vendin tonë, që ka bërë që numri i vdekjeve të jetë më i madh se numri i lindjeve, edhe pse ndikimi i pandemisë Covid-19 është minimal. Për këtë vit, shtesa natyrore e popullsisë ishte -372 banorë.

Projeksionet e INSTAT, në skenarin e tyre më negativ, llogarisin që popullsia e vendit të bjerë në 2,6 milionë njerëz deri në vitin 2031. Por, rënia e lindshmërisë dhe fenomeni i emigracionit po shfaqin një ritëm edhe më të shpejtë të shpopullimit. /A2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco