'S'jemi kriminelë', protesta në Londër/ Nikolla: Shqiptarët të detyruar ta braktisin vendin

'S'jemi kriminelë', protesta në Londër/ Nikolla: Shqiptarët të detyruar ta braktisin vendin

13:23, 14/11/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë protestuar në kryeqytetin britanik duke kundërshtuar deklaratat diskriminuese të bëra nga Sekretarja e Punëve te Brendshme Suela Braveman. Qytetarët kanë mbushur rrugët e Londrës dhe kanë përdorur edhe muzikë shqiptare në sfond.

Ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë por punojnë e paguajnë taksa.

Emigrantët fillimisht u mblodhën në Westminster Bridge më pas kanë kaluar në këmbë drejt hyrjes së parlamentit britanik ku për shkak dhe të numrit të lartë të pjesëmarrësve kanë bllokuar disa nga rrugët që lidhin disa zona.

Daniel Nikolla Aktivist/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ishte i ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku tregoi më shumë për protestën. 

"Besoj që shqiptarët nuk do e lejonin veten të qëndronin në terminalet e aeroporteve dhe janë një numër aq i madh sa nuk do mjaftonin gjithë aeroportet e Londrës. Ky numër i madh në fakt është një lajm i keq.  Refreni është i njëjtë, një depresion kur vjen puna te ekonomia tek siguria e jetës, apo e zhvillimit të një karriere, dhe prandaj ndiqet rruga e emigrimit, qoftë edhe e atij ilegal. Ishte dhe një çift që pati dhe jehonë në mediat britanike dhe është e çuditshme se janë disa raste që kanë profesione të mira, dhe gjithsesi vendosin ta lënë Shqipërinë" u shpreh Nikolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco