Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

VIDEO-SYRI TV/ U rikonstruktua pesë vjet më parë, nis të dëmtohet ura e vjetër e Bunës

13:28, 13/11/2022
A+ Aa A-

Nis të dëmtohet ura e vjetër e Bunës. Vepra e artit e ndërtuar më shumë se një shekull më parë, u rikonstruktua pesë vjet më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Në atë kohë u shpenzuan plotë 100 milionë lekë për rikonstruksionin e Urës, por objekti i trashëgimisë kulturore kërkon përsëri investim.

Nga SYRI TV

Pesë vjet pasi u shpenzuan 100 milionë lekë për rikonstruksionin e saj, ura e vjetër e Bunës, e cilësuar si monument kulture i kategorisë 2, është dëmtuar përsëri.

Pasarelat prej dërrase të saj janë thyer, duke u bërë të rrezikshme për këmbësorët që e përdorin si shëtitore apo dhe qytetarët që kalojnë çdo ditë në të.

Qytetarët kërkojnë që ura të mirëmbahet, pasi sipas tyre është një vepër e rrallë për Shkodrën.

Drejtues të Prefekturës dhe Drejtorisë së Trashëgimisë kulturore në Shkodër, kanë premtuar se kjo urë do t`i nënshtrohet përsëri rikonstruksionit. Për të pyetur për afatet, SYRI TV kontaktoi me drejtorinë e monumenteve në Shkodër, por ky institucion nuk u përgjigj.

Image

Gazetar: F. Maka

Operator: E. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco