VIDEO-SYRI TV/ Durrës: Ujërat e zeza derdhen rrugëve, banorët kërkojnë ndërhyrje në zonën e ish-Kënetës

13:22, 13/11/2022
A+ Aa A-

Kanali ku derdhen ujërat e zeza në zonën e ish-kënetës në Durrës, është kthyer në shqetësim për qindra banorë. Ata shprehen se kanali është bërë jo vetëm burim ndotje por edhe i rrezikshëm, për shkak të frikës se mund të përhap infeksione.

Nga SYRI TV

Problem shqetësues për banorët janë jo vetëm mbetjet urbane, që pastrohen shumë rrallë në zonën e ish-Kënetës, por edhe ujërat e zeza.

Ata ankohen se prej 20 vjetësh, në këtë zonë nuk ka pasur investime, për pasojë gjendja është e tillë.

Kanali ku derdhen ujërat e zeza, nuk është vetëm burim ndotje, por edhe i rrezikshëm për banorët.

Premtime për rikualifikimin e këtij kanali ka pasur shpesh nga bashkia, por deri më sot, nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Image

Gazetare: A. Aliaj

Operator: N. Duka

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco