VIDEO-SYRI TV/ Statisitika jo të mira për kancerin e gjirit në Gjirokastër, dignostikohen 80 raste të reja

13:02, 13/11/2022
A+ Aa A-

Ndonëse një qark me popullsi të vogël, Gjirokastra shënon raste të larta me kancer të gjirit. Vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar  80 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa mjekët apelojnë për kontrolle me qëllim diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundje.

Nga SYRI TV

Gjirokastra është një qark me popullsi jo shumë të madhe, por me shifra shqetësuese për numrin e grave të prekura nga kanceri i gjirit. Në muajt e parë të këtij viti, janë diagnostikuar të paktën 80 raste me kancer gjiri, që sipas mjekut onkolog Bledi Ahmeti, përbëjnë shifra shqetësuese.

Mjeku apelon që gratë të rrisin vigjilencën dhe të kryejnë kontrolle, pasi  shifrat e grave të prekura nga kanceri i gjirit kanë ardhur duke u rritur.

Mjekët tregojnë gjithashtu se gjatë këtij viti ka pasur dhe numër të lartë humbjesh jete që lidhen me kancerin e gjirit dhe jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco