Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Koronavirusi në Shqipëri, 13 raste të reja, 2 qarqe “Covid Free”

Koronavirusi në Shqipëri, 13 raste të reja, 2 qarqe “Covid Free”

17:27, 12/11/2022
A+ Aa A-

Vijon të jetë në nivele të ulëta bilanci i infektimeve të reja me koronavirus në vendin tonë prej disa muajsh tashmë.

Në buletinin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se nga 493 testime të kryera, 13 prej tyre rezultuan pozitive, ndërkohë që 11 persona u shëruan.

Në spital po marrin ndihmë të specializuar 4 pacientë, teksa dy qarqe të vendit nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 493 testime, 13 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

12 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 493 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                13

Të shëruar në 24 orë             11

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       493

Testime totale                   2,002,629

Raste pozitive                      332,011

Raste të shëruara                  328,231

Raste Aktive                             186

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    141

Vlorë                         16

Fier                           8

Gjirokastër                8

Durrës                     5

Elbasan                   3

Berat                           2

Shkodër                 1

Lezhë.                     1

Dibër.                        1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco