VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Verbasit, ankesa për rrugën: 1.5 km rrugë me gropa të mëdha, e kemi mirëmbajtur vet

09:32, 10/11/2022
A+ Aa A-

Patos - Janë vetëm 1.5 km rrugë që penalizojnë dhe ndikojnë jo pak në jetën e banorëve të fshatit Verbas në Patos. Ky aks është amortizuar krejtësisht, aq sa tashmë mjetet e vogla e kanë të pamundur të kalojnë.

Nga SYRI TV

Banorët tregojnë se në verë gropat janë të mëdha dhe shumë pluhur. Aksesin në rrugë e kanë të mundur vetëm mjetet bujqësore, ndërkohë që në dimër situata bëhet dhe më e vështirë.

Mungesa e investimeve nga pushteti lokal, ka bërë që shpesh banorët të mirëmbajnë vet rrugën, por tashmë ajo është bërë e pa mundur.

Edhe ky fshat, nuk i ka shpëtuar plagës së shpopullimit. Dikur kishte 400 familje, ndërsa sot sipas banorëve, në fshat janë vetëm 80 familje, ku shumica e të mbeturve, janë të moshuar.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator:A. Mara

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco