Presion i lartë atmosferik sjell stabilitet të kushteve atmosferike në Shqipëri

Presion i lartë atmosferik sjell stabilitet të kushteve atmosferike në Shqipëri

07:20, 08/11/2022
A+ Aa A-

Presion i lartë atmosferik po ushtron aktivitetin e tij në Europën qëndrore duke sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë. 

E martë, 8 nëntor 2022

Moti do të jetë me mjegull në mëngjes në Jug dhe kthjellime e vranësira të pakta në zonat malore gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndime me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/18°C
Zona e ulët         8/23°C
Zona bregdetare 14/23°C

Kosova, e martë 8 nëntor 2022

Moti do të jetë me mjegull dhe kthjellime me vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 16°C - 17°C .

E mërkurë, 9 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/17°C
Zona e ulët         8/22°C
Zona bregdetare 13/21°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco