VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës përplasen me policinë: Kjo është me të vra për së gjalli

15:12, 06/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës janë përplasur me policinë këtë të diel, pasi kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit. Ata kërkojnë reagim nga institucionet përkatëse dhe bëjnë thirrje për dëmshpërblim me çmimin e tregut për pronat e tyre.

Nga SYRI TV

Përplasje me policinë dhe deklarata të forta, kështu ka nisur protesta e banorëve të Bërxullës këtë të diel.

Banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit, gjë e cila nuk është lejuar nga policia, duke sjellë edhe situata të tensionuara midis palëve.

Banorët e Bërxullës kërkojnë reagim nga shteti për tu konsultuar me ta në vendosjen e një dëmshpërblimi të përshtatshëm për pronat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi I autostradës Thumanë-Kashar.

Këta banorë vazhdojnë protestat prej më shumë se 1 muaji, ndërkohë deri më tani asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco