Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Lungomare gllabëron miliona euro - lagjet periferike braktisen nga bashkia e Vlorës

14:21, 03/11/2022
A+ Aa A-

Ndodhet tri minuta larg Lungomares, por lagjja “Pavarësia” në Vlorë, nuk ka pasur të njëjtin fat si qendra e qytetit. Ujëra të zeza që derdhen në ambient, rrugë të pasistemuara dhe mbetje të papastruara. Banorët thonë se kanë humbur shpresën për investime.

Nga SYRI TV

Pamjet flasin më shumë se çdo fjalë! Ujërat e zeza derdhen në ambient të hapur. Mbetjet urbane hidhen në kanal. Rrugët janë të pasistemuara, pa asfalt, pa trotuare dhe sinjalistikë.

Në lagje jetojnë 500 familje, ku disa prej banorëve, tregojnë se kanë humbur dhe shpresën për shkak të premtimeve boshe të politikanëve.

Kjo lagjje ndodhet vetëm pak minuta larg qendrës së Vlorë, por teksa Lungomare shfaqet si fasadë e investimeve qeveritare, në brendësi të qytetit, realiteti është ky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco