Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Punëtorët po braktisin firmat e ndërtimit: Paguhemi shumë pak

12:55, 02/11/2022
A+ Aa A-

Sektori i ndërtimit shfaq nevojë për fuqi punëtore, aq sa në disa qytete është ulur ritmi i ndërtimeve sipas Dhomave të Industrisë. Megjithatë, shumë punëtorë nuk zgjedhin të punojnë privatisht apo të braktisin punët në ndërtim, për shkak të pagave të ulëta apo dhe mungesës së sigurisë në punë. Në Durrës, shumë qytetarë thonë se fitojnë më shumë duke bërë punë private, sesa duke u punësuar në një kompani

SYRI TV

Kjo rrugicë, pranë spitalit në Durrës, njihet ndryshe edhe si ‘Vendi i Punëtorëve”. Aty, çdo ditë dhjetëra qytetarë të papunë, presin që dikush të kërkojë shërbimin e tyre kundrejt pagesës.

Ata kryejnë punë nga më të ndryshme kryesisht në sektorin e ndërtimit, nga të cilat sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjen. Por në një kohë që sektori i ndërtimit ka shfaqur nevojë për fuqi punëtore për shkak të shpopullimit, shumë qytetarë nuk e preferojnë atë. Arsyen e thonë ata vetë, pagat e ulëta.

Madje ka dhe nga ata, që kanë qenë të punësuar në firma private, dhe e kanë lënë punën atje për shkak të pagesës.

Sipas tyre, aktualisht një punëtor në ndërtim paguhet me pagë minimale, e pamjaftueshme për të mbajtur familjen në një kohë që jetesa është shtrenjtuar. Sipas këtyre qytetarëve, puna private edhe pse nuk është e përditshme, u siguron më shumë të ardhura.

E njëjta situatë vërehet në qytete të ndryshme të vendit, ku qindra punëtorë krahu, preferojnë të punojnë privatisht, duke mos pranuar punën me kohë të plotë në kompani private, për shkak të nivelit të pagave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco