Transporti publik drejt kolapsit, Memaj: Operatorët s'mbulojnë dot shpenzimet! Qeveria të reagojë menjëherë

16:38, 01/11/2022
A+ Aa A-

Transporti publik po shkon drejt kolapsit ekonomik. Kështu ka deklaruar kreu i Shoqatës së Transportit në një intervistë për Syri Televizion. Prej muajsh operatorët e transportit kanë marrë subvencion për naftën, i cili tashmë është ndërprerë, e si pasojë ata nuk do të mund të mbulojnë shpenzimet. Kjo vështirësi  prek drejtpërdrejt qytetarët të cilët vazhdimisht janë të pakënaqur me shërbimin që marrin.

Përfundimi i afatit për subvencionimin e naftës për transportin publik, po e çon këtë të fundit drejt kolapsit ekonomik. Kryetari i shoqatës së transportit publik, Dashnor Memaj, në një intervistë për Syri Televizion u shpreh se çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe operatorët e kanë të pamundur të mbulojnë shpenzimet, gjë e cila do t’I detyrojë të reduktojnë flotën e autobuzëve.

"Me ndërprerjen e subvencionit, moment kritik për sektorin. Na shtohen kostot. Duhet ndërhyrje e shpejtë. Operatorët janë të pamundësishëm që të nxjerrin flotën e plotë në operim."-tha ai.

Sipas Memajt, kjo vështirësi ekonomike në të cilën ndodhet transporti, ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, të cilët nuk do të marrin shërbimin si duhet.

E ndërkohë, edhe qytetarët janë të pakënaqur me autobuzët, sipas tyre ka vonesa, që sjellin mbingarkesë.

"Trafik, vijnë rrallë. Mbushen shumë. Ka shumë vonesa dhe njerëz."-thonë qytetarët.

Në rast mosmarrje masash nga ana e qeverisë, unioni i transportit, për të përballuar kostot, do të kërkojë edhe dyfishimin e çmimit të biletës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco