Nëntori nis me diell dhe temperatura të larta

Nëntori nis me diell dhe temperatura të larta

07:11, 01/11/2022
A+ Aa A-

Presion i lartë atmosferik vijon të jetë i pozicionuar në Europën verilindore duke ndikuar mot të qëndrueshëm në fillimin e muajit në vendin tonë.

E martë, 1 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime mjegull në mëngjes në verilindje, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/22°C
Zona e ulët         5/28°C
Zona bregdetare 12/26°C

Kosova, e martë, 1 nëntor 2022

Moti do të jetë me mjegull në mëngjes dhe diell gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje  me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 21°C - 24°C .

E mërkurë, 2 nëntor 2022

Moti do të me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/20°C
Zona e ulët         8/26°C
Zona bregdetare 12/24°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco