Protesta/ Pedagogia: Ka me shumicë struktura kërcënuese

Protesta/ Pedagogia: Ka me shumicë struktura kërcënuese

11:47, 24/10/2022
A+ Aa A-

Në protestën e dytë kombëtare, një nga pedagogët e Fakultetit të Historisë, Albana Deda tha se profesorët nuk e kishin pritur përgjigjen dhe qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre për pagat dhe financimet e kërkimit shkencor.

“Mendova se me ne nuk do guxonin ta kishin këtë lloj qasje. Nëse analizon diskursin e kësaj situate që drejtohet nga një person ku duhet të shin grupe pune, vërej përvec formulës se jemi në krize nuk jepet asnjë argument tjetër i debatueshëm për kërkesat tona”, tha ajo.

Ndërkohë pedagogia ka thënë se pedagogët po kërcënohen me termat që përdoren ndaj tyre.

“Ka me shumicë struktura kërcënuese alla çunash të fortë të tipit “janë në pakicë” “nuk e meritojnë emrin që kanë” “do u bëjmë veting” etj, që në thelb dëshmojnë së pari ndjenjën e inferioritetit ndaj nesh dhe së dyti dëshmon mundesën e argumentit e dëshirës për të ulur, dëgjuar e zgjidhur problemet.

Ata e dinë mirë që ne kemi të drejtë por sjellja e tyre që mundohet të na imponojë unin e dikujt, pa hyrë në debat. Shenja të pastra të neodiktaturave janë simptoma të qarta të situatës delirante që jetojmë. Ky zhargon s’ka asnjë ndikim te ne se kërkesat tona janë të drejta e legjitime”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco