Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Stina e protestave: Banorët bllokojnë rrugën në Pogradec

10:29, 24/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Guras në Pogradec protestuan mëngjesin e kësaj të hëne, duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

hkak i protestës është bërë amortizimi i infrastrukturës rrugore, për shkak të punimeve që po kryhen për kanalizimet e ujërave të zeza.

Pasi janë përfunduar punimet për kanalizimet, firma zbatuese e projektit ka lënë pa rehabilituar pjesët e dëmtuara të rrugës, duke shkaktuar kaos me qarkullimin e automjeteve.

Banorët bllokuan rrugën për më shumë se 30 minuta, duke mos lejuar as kalimin e furgonit të mësuesve që shkojnë në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco