Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Pedagogët në protestë kombëtare para korpusit, Kovaçi: Rektorët të mbështesin protestën

16:39, 20/10/2022
A+ Aa A-

Protestë kombëtare është zhvilluar këtë të enjte para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pedagogët vijojnë me bojkotin e mësimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave nga qeveria, ndërsa në mbështetje të tyre kanë qenë edhe studentët.

Pedagogë të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, u mblodhën sërish në protestë duke vijuar me thirrjet për plotësimin e kërkesave të tyre, teksa prej 4 ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor.

Në mbështetje të protestës së pedagogëve, kanë qenë edhe studentë.

Pedagogët mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre për bojkot të mësimit deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa në vijim shohin si mundësi zhvillimin e protestave edhe përpara Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco