2.5 milionë€ shtesë, BALFIN Group rrit rrogat për të gjithë punonjësit

2.5 milionë€ shtesë, BALFIN Group rrit rrogat për të gjithë punonjësit

14:14, 10/10/2022
A+ Aa A-

Përfitojnë rreth 5,000 punonjës

Inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë krijuar një situatë të vështirë për të gjithë. Si përgjigje zbutëse BALFIN Group, një nga grupet më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, ka aprovuar rritjen e rrogave për punonjësit me 7% dhe 5%.

Sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore në BALFIN Group, vendimi është marrë për si reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të shoqërive të Grupit. Rritja e pagës do të jetë në dy fasha ku ata që kanë pagesën më të ulët do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe. Për punonjësit paga bruto e të cilëve është deri në 100,000 lekë rritja do të jetë 7% ndërsa për punonjësit të cilët paga bruto është mbi 100,000 lekë rritja do të jetë 5%.

Si rrjedhojë e këtij vendimi të Bordit Drejtues të Grupit BALFIN, nën kujdesin e Presidentit Samir Mane, fondi i pagave do të rritet me 2.5 milionë Euro në vit dhe përfitues janë rreth 5,000 punonjës të kompanive të ndryshme si Neptun Albania, Kosovo and Macedonia, Jumbo Albania, Kosovo, Montenegero dhe Bosnia&Hercegovina, TEG, QTU, Tirana Bank, Skopje East Gate, etj.

Kjo nuk është hera e parë që Grupi BALFIN ndërhyn për t’iu gjendur pranë punonjësve. Në vitin 2019, suporti i Grupit jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për punonjësit e tij të prekur nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, ishte në forma të ndryshme dhe direkte.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco