Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

VIDEO-SYRI TV/ Berati nuk ka treg për ambulantët, shitësi: Bashkia e prishi tregun

13:52, 10/10/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Beratit ende nuk ka ndërtuar një treg ku banorë të zonave rurale, të shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Aktualisht, rrugët e qytetit janë kthyer në treg, ndërsa produktet të ndryshme konsumi shiten jashtë çdo kushti higjeno- sanitar, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumtorit.

Nga SYRI TV

Teksa investohen miliona euro për ndërtimin e një parkingu, bashkia e Beratit ende nuk ka një treg ku banorë të zonave rurale të shesin prodhimet e tyre bujqësore në kushte higjeno-sanitare.

Prodhime bujqësore dhe blegtorale tregtohen çdo ditë në rrugët e qytetit të Beratit, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve.

Tregtarët thonë se edhe një treg që ishte, bashkia e prishi, ndërsa për ndërtimin e  tregut të ri ende nuk është bërë asgjë.

Nga ana tjetër, të kontaktuar nga SYRI TV, drejtues të AKU në Berat teksa pranojnë rrezikun që vjen nga shitja e produkteve në kushte jo të përshtatshme, thonë se përgjegjëse për këtë situatë është bashkia e Beratit.

Gazetar: A. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco