Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Shqipëria 7 mijë familje më pak se në 2018-ën, ekspertët rendisin faktorët ndikues

Shqipëria 7 mijë familje më pak se në 2018-ën, ekspertët rendisin faktorët ndikues

12:31, 10/10/2022
A+ Aa A-

Numri i familjeve në Shqipëri po bie me shpejtësi nga viti në vit, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Këtë e konfirmojnë të dhënat nga anketa e përvitshme mbi buxhetin e familjeve, ndërsa INSTAT raportoi se numri i familjeve në vendin tonë arriti vitin e kaluar arriti në 765,551, ose 3412 familje më pak se në vitin 2020.

Të dhënat nga anketa e buxhetit të familjes tregojnë se numri i familjeve ishte me rritje deri në vitin 2018, por pastaj nisi rënia. Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 dhe në vitin 2021 numërohen 7.1 mijë familje ose 1% më pak se në vitin 2018, kur shënohet dhe numri më i lartë i familjeve në dekadën e fundit.

Të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv në një lidhje me Skype për të folur më shumë rreth kësaj problematike ishin Gëzim Tushi sociolog dhe Armela Xhaho eksperte e çeshtjeve të emigracionit.

“Unë mendoj se nuk është vetëm divorci shkaku kryesor i këtij degradimi të popollsisë. Shifrat që ka dhënë INSTAT-i nëse i diagnostifikojmë në mënyre të gjerë do të shohim se ka disa faktorë që ndikojnë dhe ndër to dhe faktorët që ndikojnë në plakjen e popullsisë.

Janë familje që marrin me vete popullsinë e re.

Pa diskutim në plakjen e popullsisë shqiptare, në rrudhjen e pupullsisë është edhe fenomeni i shtimit të të moshuarve në këtë vend dhe i largimit të të rinjve nga ky vend. Ulja e numrit të martesave dhe rritja e numrit, shtimi i divorceve. Mjafton të themi se insitucioni i martesës në kohën e sotshme është bërë shumë problematik. Duhet ta pranojmë që martesa po kalon në kriza të thella dhe në njëfarë mënyre të rinjtë duke qenë të dëshpëruar nuk krijojnë familje për shkak të kushteve të vështira që ofron vendi ku jetojnë. Si pasojë, ato krijojnë ideale të tjera si karriera, suksesi, fama etj.", u shpreh Tushi.

Ndërsa Xhaho u shpreh se dy janë faktorët që kanë ndikuar dretpërdrejt në këtë 'fenomen':

Unë mund të përmend dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar, e parë është intensiteti i lartë i largimeve nga vendi vitet e fundit dhe së dyti ka të bëjë edhe me lindshmërinë e ulët. Të paktën sipas statistikave vetë koeficienti i riprodhimit në nivel evropian është 1.6 ndërkohë që për Shqiprinë është 1.4

Dhe kjo sigurisht është e lidhur me emigracionin. Emigracioni ndryshe nga dekada e para dhe e dytë që ka qenë i karakterizuar vetëm nga meshkujt, tashmë kemi të bëjmë fatkeqësisht me një emigrim të trurit dhe kjo është për të ardhur keq sepse po na largohet kapitali human.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco