Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

SYRI TV/ ‘Kryebashkiakja investon për vete, neve po na sëmuren fëmijët’

12:13, 10/10/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra familje në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Patos, përballen me problemin e mungesës së kanalizimeve për ujërat e zeza. Banorët protestuan, duke kërkuar zgjidhje të problemit. Ata thonë se në të njëjtën lagje jeton dhe kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, e cila sipas banorëve, në zonën ku jeton vetë, ka kryer investime

SYRI TV

Banorët e lagjes “29 Marsi” në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Patos protestuan, për shkak se prej kohës vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza, të cilët shkaktojnë ndotje në zonë.

Banorët thotë se për shkak të ndotjes, po detyrohen të largohen nga banesat e tyre, teksa Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Në lagje jetojnë rreth 400 familje. Aty ka shtëpinë dhe kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, por siç shihet dhe nga pamjet, në zonën ku jeton kryebashkiakja, kanalizimet dhe infrastruktura, janë investuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco