Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

VIDEO-SYRI TV/ Lutja për strehim e së moshuarës nga Lezha: Tre vjet në barakë, që nga tërmeti

12:09, 09/10/2022
A+ Aa A-

Sikur mos t’i mjaftonte vetmia, 62-vjeçarja nga Ishull Lezha, Shaqe Leka i bën apel bashkisë që të sigurojë një strehë ku të qëndrojë. Edhe pse shkon çdo ditë në dyert e këtij institucioni vendor, askush nuk e pret. E moshuar rrëfen se që pas tërmetit ka mbetur pa banesë, pasi ajo që kishte u shemb dhe tani jeton në barakë.

Nga SYRI TV

62- vjeçarja Shaqe Leka nga Ishull Lezha endet dyerve të bashkisë në kërkim të një strehe, sikur të mos i mjaftonin kushtet e vështira dhe vetmia.

E moshuara jeton prej më se tre vitesh në këtë barakë me dërrasa dhe llamarina e cila i nga dita në ditë i rrezikon jetën.

Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndaj kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.

E moshuara tregon se çdo ditë endet dyerve të bashkisë, por askush nuk e pret për t’i dhënë një zgjidhje.

62-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në këtë mënyrë, ndaj paratë e bonusit i përdor për t’u ushqyer.

Procesi i rindërtimit të banesave individuale është vonuar në Lezhë, shumë familje janë në kërkim të një strehe.

Gazetar: M. Marku

Pamje: Syri TV

Montazhier: E. Gogo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco