VIDEO-SYRI TV/ Trafikonin njerëz drejt Britanisë së Madhe, 'çmontohet' banda shqiptare në Spanjë

12:04, 09/10/2022
A+ Aa A-

Një rrjet i trafikut të emigrantëve është goditur nga policia, pas një hetimi gati njëvjeçar. Sipas medieve britanike mësohet se emigrantët i paguanin trafikantëve shqiptarë  nga 3,000 deri në 15,000 paund për të mbërritur ne Angli dhe rruga që përdornin trafikantët ishin me tragete ose kamionë të transportit te mallrave. Agjencia e hetimit thekson se emigrantët vinin kryesisht nga Shqipëria.

Nga SYRI TV

Një bandë shqiptare e trafikut të njerëzve që transportonte  emigrantë në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës është goditur nga autoritetet pas një pune gati njëvjeçare të oficerëve te policisë.  

Sipas BBC, mësohet se migrantët paguanin nga 3,000 deri në 15,000 £ për të mbërritur ne Mbretërine e Bashkuar. 

Rrjeti i krimit trafikonte kryesisht emigrantë shqiptarë përmes qyteteve veriore të Spanjës, Bilbao dhe Santander në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave për në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool.

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe spanjolle kanë identifikuar rreth 50 persona që bënin kalimin nëpërmjet rrjetit,por në fakt numri i vërtetë nuk dihet.

Agjencia tha se emigrantët erdhën drejtpërdrejt nga Shqipëria në Spanjë, por disa u rekrutuan gjithashtu nga kampet përreth porteve spanjolle.

Nga shtatë arrestimet e bëra, dy në Madrid dhe pesë në rajonin bask,  NCA tha se dy burra që besohet të kenë qenë udhëheqës të bandës ishin në mesin e të arrestuarve.

Të gjithë ata jetonin kryesisht në Shqipëri, por u arrestuan në Spanjë dhe do të përballen me ndjekjen penale në gjykatat spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco