Qeveria e cilëson sukses subvencionimin, blegtorët: Nafta e subvencionuar nuk mjafton

15:42, 08/10/2022
A+ Aa A-

Teksa qeveria propagandon si të suksesshëm skemën e subvencionimit, situata në terren duket ndryshe.

Syri televizion sjell historinë e vëllezërve Metushi nga Roskoveci, të cilët prej vitesh mbarshtojnë lopë.

Ata thonë se qumështi shitet nën kosto, ndërsa pas vitit 2013, qeveria socialiste përgjysmoi shumën financiare që blegtorët merrnin për çdo bagëti.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti, pasi duke marrë toka me qera nuk na mbetet asgjë, pasi nafta është shumë e lartë dhe kostoja nuk mbulohet dot, subvencionimet janë shumë të pakta në krahasim me kohën kur në qeveri ishte Berisha. Lekët kanë ardhur por ato i marrin rrugës njerëzit që e kanë në dorë ti ndajnë për fermerët”, u shprehën fermerët.

Vëllezërit Sulo dhe Pelivan Metushi prej disa vitesh mbarshtojnë lopë qumështi në fshatin Suk të Roskovecit. Ata kanë arritur të ndërtojnë një stallë modeste, me investime të tyre.

Teksa kryeministri Edi Rama flet për suksesin e blegtorisë dhe shitjen e qumështit, dy vëllezërit Metushi tregojnë anën tjetër të medaljes, braktisjen e shtetit gjatë qeverisjes socialiste.

/ Xhemil Beharaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco