Java mbyllet me diell, java tjetër rikthen shirat

Java mbyllet me diell, java tjetër rikthen shirat

07:20, 08/10/2022
A+ Aa A-

Presion i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën verilindore ka sjellë masa ajri të thata duke mabjtur klimë të qëndrueshme në Ballkan dhe vendin tonë duke përmbyllur fundjavën me mot të qëndrueshëm.

E shtunë, 8 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime në mëngjes dhe mjegull, gjatë ditës me vranësira mesatare deri të dendura shtresore . Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore         8/23°C
Zona e ulët           10/28°C
Zona bregdetare  15/26°C

Kosova, e shtunë 8 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje  me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 21°C -23°C .

E diel, 9 tetor 2022

Moti do të jetë me mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore         9/24°C
Zona e ulët          10/28°C
Zona bregdetare  15/26°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco