VIDEO – SYRI TV/ Emigracioni zbraz shqipërinë, 7100 familje më pak se në 2018

14:28, 05/10/2022
A+ Aa A-

Shqipëria po boshatiset gjithmonë e më shumë nga emigracioni masiv. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021 janë larguar të paktën 7100 familje, të cilat kanë emigrua në mënyrë të rregullt por edhe ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Syri tv

Numri i familjeve në Shqipëri po bie me shpejtësi nga viti në vit, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit të lartë.Të dhënat e INSTAT të grumbulluara nga anketa për buxhetin e familjeve tregojnë se  vitin e kaluar numri I familjeve arriti arriti në 765,551, ose 3412 familje më pak se në vitin 2020. Këto të dhëna tregojnë se numri i familjeve ishte me rritje deri në vitin 2018, por pastaj nisi rënia. Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 dhe në vitin 2021 numërohen 7.1 mijë familje më pak. Pas vitit 2014 u përhap emigrimi masiv i familjeve nëpërmjet kërkesës për azil ekonomik në vendet e BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë.

Këtë vit një rrugë e re emigracioni me gomone në Britani po gjeneron një trafik të ri të familjeve shqiptare.Gjithashtu bashkimet familjarë me emigrantët zbrazin vendin. Gjeografia e emigracionit në dekadën e fundit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës si Tirana, Fieri dhe Durrësi, Anketa e emigracionit 2011-2019 ka gjetur se, qyteti i Shkodrës pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut, ndjekur nga Fieri, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Ndërkohë, qarku i Kukësit ka humbur në emigrim më shumë se 10 mijë persona gjatë dekadës së fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco