VIDEO-SYRI TV/ Durrësi mbytet nga mbetjet urbane, banorët ngrihen në protestë

14:28, 03/10/2022
A+ Aa A-

Zona e Xhafzotaj në Durrës, ashtu si lagje të tjera periferike, nuk pastrohet nga mbetjet urbane. Banorët e kësaj lagje protestuan të hënë, duke kërkuar nga bashkia e Durrësit të marrë masa për pastrimin e mbetjeve.

Nga SYRI TV

Banorët e zonës së Xhafzotaj në Durrës protestuan këtë të hënë, pasi sipas tyre, bashkia nuk kryen pastrimin e mbetjeve urbane. Sipas banorëve, mbetjet lihen me ditë të tëra në tokë, pasi në zonë janë vetëm dy kosha për 300 familje.

Për shkak të mungesës së pastrimit dhe dekompozimi, mbetjet urbane shkaktojnë ndotje për banorët e zonës, të cilët i druhen edhe faktit se mund të shkaktohen edhe infeksione.

Banorët në këtë zonë kërkojnë marrjen e masave nga bashkia e Durrësit, të cilës i paguajnë rregullisht çdo taksë dhe tarifë për pastrimin e qytetit.

Gazetar: A. Aliaj

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco