Krizë më e vështirë pret Shqipërinë! Rritja ekonomike nuk do të kalojë as 3%, rreziku kryesor inflacioni

Krizë më e vështirë pret Shqipërinë! Rritja ekonomike nuk do të kalojë as 3%, rreziku kryesor inflacioni

17:50, 28/09/2022
A+ Aa A-

Shqipëria është duke kaluar periudhat më të vështira sa i përket rritjes së çmimeve. Çmimet e  karburanteve, ushqimeve apo dhe apartamenteve e shtëpive vijonë të shkojnë në nivel stratosferë, ndërsa rrogat e qytetarëve vazhdojnë të jenë ende poshtë minimales së një jetese normale në raport me çmimet.

Sa i përket rritjes rritjes ekonomike vjetore nuk do të ketë reçesion pasi si këtë vit dhe vitin tjetër rritja do të shkojë deri në 3%, përqindje kjo e cila nuk ndihmon as në një përmirësim minimal të mirëqënies për qytetarët. Mesa duket kriza në Shqipëri do të ndihet më shumë sesa pritej.

Këtë situatë pasqyron raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një nga kreditorët më të mëdhenj të vendit.

Rritja ekonomike do të ndalet këtë vit dhe tjetrin në vetëm 3%, një nivel pak më i ulët nga projeksionet e mëparshme.

Sërish, Shqipëria do të mbetet pas krahëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, që këtë krizë po e tejkalojnë më mirë.

Image

Sezoni turistik shihet si pika më e fortë, duke tejkaluar edhe nivelet e para-pandemisë për vizitorë dhe net qëndrime. Të ardhurat nga ky sektor do të ndihmojnë gjatë vazhdimit të vështirë të vitit, me ngrohjen të konsideruar sfiduese.

Por sfida më e madhe sigurisht do të jetë inflacioni i lartë, 8% në gusht dhe më i larti në dy dekada, edhe pse çmimet nuk janë shtrenjtuar zyrtarisht aq sa në vendet e rajonit. Si përgjigje, Banka qendrore ka rritur normën bazë të interesit në 1.75%./SYRI.net

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco